Valbona dhe Gerta e kanë nisur ditën e sotme me debat me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Gjithçka nisi kur Valbona po kujdesej për lopën dhe i thotë se duhet ta quajnë Lara, pasi Murra në shtëpi është Gerta.

Kjo e fundit ishte aty dhe i kthehet banores duke e ofenduar, duke i thënë se e ka fytyrën identik si lopa, katrore.

Valbona i thotë që të mos merret me të pasi nuk do të dalë në prime me këto debate. Në këto moment Gerta i thotë të shkojë te Laerti dhe të qajnë bashkë.

Pas kësaj, Valbona hedh disa akuza ndaj banores, duke i thënë se ajo i ka thënë Laertit se do që t’a puthë, por se bën dot se ai ka puthur dy djem.

“Laertit i marrsh të liga. Kujdes mos na i futesh ndonjë natë në krevat”, i tha Valbona.

Pjesë nga debati:

Valbona: Ik mos u merr me mua, nuk do dalësh në prime me mua, nuk ke ça të bësh tjetër

Gerta: Unë t’a hoqa maskën, kam mbaruar punë me ty. Shko te Laerti prapë dhe qani të dy, thyeni gotat

Valbona: Laertit i marrsh të ligat se mbaron me e puthë. I ke thënë se nuk e puth dot se ke puthë djemtë

Gerta: Ça i kam thënë?

Valbona: Nuk të puth dot në buzë se ke puthë djemtë, kështu i ke thënë

Gerta: Ua unë vdes për Laertin, sidomos kur kishte dhëmbët e verdhë vdisja ta puthja. Ik moj andej me shpifjet e tua

Valbona: I marrsh të ligat Laertit

Gerta: Vazhdo shpifjet

Valbona: Kujdes mos na i futesh ndonjë natë në krevat

Gerta: Unë e kam burrin, ti s’ke burrë, puthe

Valbona: Ti Laertit vetëm nga pas i shkon

Gerta: Laerti vjen pas meje

Valbona: I the nuk të puth se ke puthur dy djemë dhe unë kam karakter, e ke thënë ti. Tani a ke burrë a ça ke, atë zgjidhe ti.