Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.

Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatorja Jonida Aliçkolli ka intervistuar finalistin Miri. A ka pasur ai një moment që donte të dilte nga shtëpia?

Ka qenë një moment që i kërkova Selinit falje dhe i thashë nëse është e fyer mund të dal dhe nga shtëpia. Ishte një ndërgjegjësim në atë situatë.

Ndërkohë, ai përmend edhe një situatë me Tanin.

Por një momënt që të dal nga shtëpia nuk kam pasur.

Tani ishte një person shumë acarues, ai kapej me ushqimin që unë nuk bëj kompromis. E kam ushqmin e shenjtë, i vlerësoj njerëzit që gatuajnë./TAR