Ish-finalisti i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Laert Vasili, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.  

Aktori i njohur ka folur më shumë për karrierën e tij artistike, rrugëtimin e tij në këtë edicion të reality show, mendimin e tij për fituesin, Gjestin, por dhe shumë më tepër… 

Pjesë nga intervista: 

Cilat janë disa nga thashethemet më të çuditshme që ke dëgjuar për veten tënde? 

Unë rezultoj i martuar, kam një vilë me pishinë në Athinë, pastaj rezultoj që kam fëmijë… Ka pafund. 

Ti nuk ke fëmijë? 

Jo, me sa di unë. 

Artistët e kanë  të zhvilluar intuitën, e ndien që mund të kesh ndonjë fëmijë diku? 

Po. Shpeshherë është ajo që e quajnë déjà vu në psikologji… Shoh një skenë të përsëritur gjithmonë, që vjen një person që ti e ke harruar fare, nuk përbën më gjë në kujtesën tënde, nuk është më as lajm. Dhe thotë: “E sheh? Është i yti!” Shumë e bukur, apo jo? Mendoje pak! 

Do të doje të ndodhte si skenë? 

Po, shumë. Mendoj ngarkesën emocionale. Ti e sheh dhe nëse edhe të ngjan, do ishte perlë.