I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”, për të komentuar banorët dhe dinamikat e “Big Brother VIP 5” dhe jo vetëm. Lidhur me Keijsin dhe raportet e tij në “BBV”, ai u shpreh:
“I neveritshëm.
E kam parë Keijsin në “Për’puthen”. Më pëlqenin si çift me Stelinën. Në BBV nuk më pëlqen Keijsi, arroganca që ka treguar, sjellja me Stelinën, donte ta puthte me zor. Ai po deliron”, tha Marko Musaj.
Kujtojmë se Ina dhe Keijsi dhanë puthjen e parë të këtij sezoni në “Big Brother Vip Albania”. Pas një sërë dinamikash e ngjarjes, duke qenë në krye të vëmendjes çifti pranuan se kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Ata shkëmbyen puthjen e tyre pas një debati me njëri tjetrin.



