Pas largimit të Eglit nga Big Brother VIP Albania për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe emocionale, Gjesti është parë vetëm në oborrin e shtëpisë, i zhytur në mendime, ndërsa në sfond luhej kënga e Eminem, “Mockingbird”.
Ai nuk foli asnjë fjalë, por lëvizte kokën në ritmin e muzikës, duke lënë të kuptohet se ishte i prekur emocionalisht nga situata.
Situata në shtëpi është bërë gjithnjë e më e tensionuar pas largimit të Eglit, e cila u largua në një gjendje të rënduar psikologjike. Shumë banorë e kanë fajësuar Gjestin për këtë, duke thënë se sjellja e tij kishte ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e gjendjes së saj.
Pritet që sonte, gjatë spektaklit, të diskutohet më në detaje kjo situatë dhe ndikimi që ka pasur sjellja e Gjestit në largimin e Eglit.

