Reperi i njohur Gims është vendosur në ndalim policor në kuadër të një hetimi për pastrim parash në grup të organizuar. Lajmi u konfirmua nga prokuroria kundër krimit të organizuar, e cila informoi agjencinë AFP për zhvillimin. Sipas autoriteteve, artisti po merret në pyetje në lidhje me këtë çështje, ndërsa hetimet janë në vijim.
Reperi francez rikujtojmë se bëri xhiron e rrjetit me përshëndetjen që bërë për të gjithë shqiptarët duke kënduar këngën e tij me flamurin shqiptar në sfond dhe shqiponjën që e realizon me duar.
Video u bë virale në Tik Tok duke marrë mijëra komente nga të cilët e quanin reperin francez si një ‘shqiptar i vërtetë’. Gims ndër vite ka sjell hite në tregun muzikor botëror.



