Prej disa ditësh, Enca Haxhia, ndodhet me pushime në Dubai. Në profilin e saj në “Instagram” nuk mungojnë fotot provokuese nga vendi luksoz.
E si gjithmonë edhe këto postime kanë marrë shumë pëlqime dhe komente të ndryshme, ku ka nga ata që e komplimentojnë, por ka edhe nga ata që e kritikojnë.
Edhe pse ka zbuluar se ndodhet atje me shoqërinë dhe askënd tjetër, një pjesë e ndjekësve e kanë ngacmuar këngëtaren duke e pyetur se kush ia ka paguar pushimet në Dubai.
Një pyetje e tillë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares. Ajo u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që shkruajnë se pushimet i ka të paguara nga sheikët. Nëpërmjet një videoje, ajo sqaron si është puna e pushimeve të saj “të paguara”.
Enca ka treguar se i siguron vetë paratë e saj për t’i siguruar vetes gjithçka që do. Ndaj, ajo tregon se nuk e ka aspak të nevojshme që pushimet t’ia paguajë një sheik.
Madje këngëtarja e njohur shprehet se s’ka shkuar as në Hënë dhe as në Mars, ndaj nuk është aq e pamundur që ajo të shkojë për një palë pushime në Dubai. Siç ajo shprehet, këngëtarja është në krye të top-listave ndaj edhe pagesa e saj është e lartë.