Një video e një të porsalinduri që refuzon të lëshojë dorezën e mjekut u bë së fundmi virale. Në një përpjekje për t’ia liruar dorën, Dr. Islam Eldeh e gudulisi foshnjën, por i porsalinduri filloi të qante dhe vazhdoi ta mbante dorezën.
Të porsalindurit lindin me një refleks të kapjes së pëllëmbës, që është është një përgjigje e pavullnetshme. Ata automatikisht i përkulin gishtat rreth çdo gjëje që u prek pëllëmbën. Është një refleks që zhvillohet në javën e 16-të në mitër dhe zakonisht zhduket në muajin e 3-6-të.

