Tragjedia ajrore e ndodhur më 28 janar në Baramati ka zbuluar edhe një histori prekëse njerëzore. Pinky Mali, stjuardesa 29-vjeçare që ndodhej në avionin privat të zv/kryeministrit të Maharashtrës, Ajit Pawar, kishte zhvilluar një bisedë të fundit me të atin vetëm një natë para fluturimit fatal.

Pinky e kishte telefonuar babanë e saj, Shivkumar Mali, duke i treguar se të nesërmen do të udhëtonte drejt Baramatit me Ajit Pawar dhe më pas do të vazhdonte për në Nanded. Biseda ishte e shkurtër dhe e zakonshme, pa asnjë shenjë se diçka e rëndë do të ndodhte.

Avioni tip Learjet 45XR, që u nis nga Mumbai në orën 08:10 dhe pritej të ulej në Baramati rreth orës 08:50, u rrëzua gjatë fazës së uljes. Të pesë personat në bord humbën jetën, përfshirë dy pilotët, stjuardesën Pinky Mali dhe pjesëtarë të sigurisë së Ajit Pawar.

Babai i saj u shpreh i shkatërruar emocionalisht, duke thënë se për një kohë Pinky kishte udhëtuar vazhdimisht me zv/kryeministrin dhe kishte marrë pjesë në disa fluturime të mëparshme me të. Ai shtoi se nuk ka njohuri teknike për shkaqet e aksidentit dhe se pret zbardhjen e plotë të ngjarjes nga autoritetet.