Ditën e sotme në emisionin “Për’puthen” me Megi Pojanin, krahë opinionistes Aulona Musta nuk ka qenë Laert Vasili por Beniada Nishani.
Rikujtojmë se Aulona dhe Beniada kanë pasur një ‘përplasje’ që mori një vëmendje shumë të madhe disa muaj më parë. Gjatë një interviste me Dalina Buzin, Aulona bëri një komentin me tone kritike duke vënë në pikëpyetje aftësinë e përdorimit të gjuhës shqipe në një emision pasditeje.
“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje, kur nuk di të flasë shqip siç duhet…”
Reagimi i Beniadës nuk vonoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u përgjigj pa përmendur emër me mesazhin “Qentë le të lehin, karvani ec përpara”, duke sinjalizuar se nuk është pre e kritikave dhe se do të vazhdojë punën e saj normalisht.
Sot të dyja vajzat ishin përballë njëra-tjetrës ku edhe komentuan situatën mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Megi: Aulona më thuaj pak, a mundet që të jetë opinioniste dikush që nuk flet mirë shqip? Apo ishte shumë herët dhe e tepërt?
Beniada: Pyetja ishte për mua? Ngaqë po më sheh mua…
Megi: Po pyesja Aulonën. Të intereson përgjigja?
Beniada: Jo, fare por unë jam e edukuar dhe dëgjoj.
Aulona: Patjetër që një opinioniste që nuk flet mirë shqip mund të jetë dhe të japë mendimet e saj sepse kushdo ka të drejtë të japi mendime, patjetër edhe një vajzë që nuk e flet mirë shqipen. Megjithatë unë i qëndroj idesë time që një prezantuese nuk mund të jetë dot nëse nuk e flet mirë shqipen, njësoj siç unë nuk mund të bëj dot një emision politik. Nëse do të më thonin unë e di që po ta bëja do të isha një tmerr.
Megi: Beniada ke një replikë?
Beniada: Zemër, unë mendoj që secili prej nesh ka karakteristikat e veta dhe secili ka mënyra të ndryshme për t’u shprehur. Mbase ka njerëz që nuk e kanë gramatikën perfekte por më mirë të flasësh me komunikimin e zemrës sesa me komunikimin perfekt por me gjuhën e urrejtjes.
Megi: Do ta vazhdosh Aulona?
Aulona: Do ti që ta vazhdoj unë? Shiko përtej shakave, mua më pëlqen që në fakt është Beniada këtu dhe po ndajmë opinionet tona. Unë e kam vlerësuar Beniadën që në fillimet e saj dhe vazhdoj ta bëj kështu që… Ajo është një vajzë shumë solare, shumë e bukur dhe interesante absolutisht.
