Motra e Mateos, Keisi ka folur sot në “Shqipëria Live” për ecurinë e vëllait të saj në “Big Brother Vip” dhe raportin e tij me Brikenën.

Ajo tregoi se Mateo i ka folur për Brikenën vetëm kur ajo hyri në “BBV” duke i treguar se e njihte. Ajo shtoi se vëllait të saj mund t’i kenë rilindur emocionet por shtoi se dhe nga Brikena ka diçka dhe ajo nuk e shmang dot Mateon.

“Unë kam pak stres sepse po menaxhoj çdo gjë të tij jashtë, por familja po e përjeton shumë mirë. Nuk na ka habitur, është brenda pritshmërive sepse ashtu është dhe jashtë. Ka patur dëshirë  të madhe të hynte në Big dhe ishte ëndërr dhe sfidë me veten ta realizonte. Ne i kemi thënë vetëm të ishte vetvetja dhe t’i merrte gjërat lehtë, të mos i merrte personale komentet e banorëve apo të publikut. Ai u ka kërkuar prindërve të mos lexojnë komentet, ndërsa mua të mos bëhem xheloze.

Kur pa që ishte pjesë e lojës dhe Brikena, njoftoi produksionin se e njihte. Unë nuk e dija më parë që ai e njihte Brikenën. Më tregoi vetëm kur pa që ajo ishte pjesë e Big Brother. Më tregoi se ka patur një njohje, një lloj marrëdhënie por nuk më dha detaje të tjera, as në çfarë niveli është raporti i tyre. Ai nuk donte që kjo të bëhej kaq e madhe. Aty brenda del gjithçka siç doli.

Brikena më duket sikur do ta shmangë por dhe nuk e shmang dot. I qesh fytyra kur e sheh. Mateos mund t’i ketë lindur tërheqja e vjetër por nuk do e quaja ndjenjë. Mu duk i padrejtë fakti që Brikena e çoi në nominim, natyrisht ka lojë ne saj dhe strategjinë por mu duk e padrejtë sepse nominimi ishte për zarf të zi. Nuk e kam parë të rrezikuar Maeton në asnjë moment. Për mua bëri gjënë më të mirë që e shpëtoi Brikenën duke treguar karakterin e tij.”– tha ajo.