Këngëtarja e  famshme, Tori Kelly, është shtruar në spital si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore.

TMZ shkruan se artistes së njohur i ra të fikët teksa ishte në një darkë me miqtë e saj në Los Angeles.

Sipas gazetës, miqtë e Kelly-t e dërguan këtë të fundit me urgjencë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, ku sipas kontrolleve mjekët thanë se 30-vjeçarja vuan nga mpiksja e gjakut rreth mushkërive dhe këmbëve të saj.

Burime të afërta me këngëtaren thanë për TMZ se gjendja shëndetësore e Kelly-t është “vërtet serioze”.