Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku foli për projektet e reja muzikore. Por jo vetëm kaq, pasi ai komentoi pak edhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Ish-banori u shpreh se dëshiron shumë që Gerta, Laerti dhe Gjesti të ishin në finalen e madhe të këtij edicioni të katërt të reality show-t.

Klajdi foli edhe për rikthimin e Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ku u shpreh se e ka zhgënjyer loja e saj.
Ndërsa për marrëdhënien e Jozit dhe Loredanës, ish-banori tha:
“Big Brother” është një lojë. Nuk e besoj se kanë ndjenja. Nuk i besoj dot kësaj marrëdhënie, apo personazhit Jozi, apo personazhit Loredana. Unë nuk lexoj as sy, as shpirtra, as zemra, por di të them emocionin dhe ndjesinë që përjetoj. Dhe këta personazhe i shoh si gënjeshtarë, në kuadër të lojës”.