Një modele e kolme ka reaguar për personat që e kritikojnë për peshën e saj. Ajo poston video të ndryshme në rrjetet sociale, ku nuk ngurron që të ekspozojë trupin e saj.

Bëhet fjalë për Tally Sharp, e cila ka aktualisht ka mbi 87 mijë ndjekës në “TikTok” dhe shpesh ndan rroba të modës për gratë me madhësi të madhe. Ajo dëshiron që t’u thotë të gjitha grave që duhet të ndihen mirë me trupin e tyre.

Në një video të publikuar së fundmi, e cila është parë mbi 70 mijë herë, Tally tregon mbështetjen e saj për të gjitha gratë që thonë “nuk mund veshim bikini”.

Sharp ka filmuar veten duke modeluar me një palë rroba banje të verdhë të ndezur gjatë pushimeve. Dhe në mbishkrimin e videos ajo ka shkruar: “Plehra! Vishni bikini”.

Megjithatë, kritikuesit ende e shënjestruan atë duke shkruar: “Të gjithë kanë të drejtë të veshin atë që duan, nuk do të thotë se duket si duhet”.