Futbollisti i famshëm, Lamine Yamal, po përflitet sërish në Spanjë për arsye jashtë fushës. Talenti i Barcelonës, pavarësisht moshës shumë të re, është përfshirë disa herë në kronikat e thashethemeve.

E rasti i fundit vjen nga influencuesja dhe krijuesja e përmbajtjeve në “OnlyFans”, Carla Aish. Kjo e fundit tregoi një mesazh privat “efimer” që, pa ia përmendur emrin, e bën Yamal lehtësisht të identifikueshëm.

E intervistuar nga një youtuber, Carla tha se bëhej fjalë për një futbollist “aktualisht nën reflektorë. Është i famshëm kudo. Do t’ju tregoj si më foli, sepse është i turpshëm”.

Sipas saj, pa asnjë përshëndetje paraprake, ai i kishte dërguar foto “me një tufë kartëmonedhash dhe çantë Louis Vuitton”.

“E shoh si gjë të turpshme…, e di që iu shkruan shumë vajzave”, – shtoi influencuesja, duke shpjeguar se fotoja dukej e përgatitur dhe e ripërdorshme. Carla theksoi se e tregoi historinë që kjo taktikë të mos vazhdojë dhe vajzat ta dinë.