Djali i regjisorit të ndjerë Rob Reiner, Nick, është prej disa ditësh në qendër të vëmendjes, pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen makabër të prindërve të tij.

Por jo vetëm kaq, pasi vëmendja është kthyer te një rrëfim tronditës nga e kaluara e tij, i bërë publik në një intervistë të vjetër që është bërë virale së fundmi.

Rreth tetë vite përpara se 32-vjeçari të arrestohej nën dyshimet për vrasjen e babait dhe nënës së tij, Nick kishte pranuar se kishte vjedhur 200 dollarë nga prindërit për të paguar një prostitutë, me qëllim që të humbiste virgjërinë kur ishte ende adoleshent.

Në intervistën e rikthyer në qarkullim, i riu kishte treguar se kishte përdorur paratë e të atit për të sjellë një prostitutë në shtëpinë familjare, duke e përshkruar episodin si një moment të errët të jetës së tij dhe shenjë të problemeve që e shoqëronin që në moshë të re.

Ngjarja merr një tjetër dimension dramatik pas zhvillimeve të fundit. Rob Reiner, 78 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Michele Reiner, 70 vjeçe, u gjetën të pajetë të dielën në rezidencën e tyre luksoze në Los Angeles. Autoritetet konfirmuan se shkaku i vdekjes për të dy ishte “plagë të shumta nga mjete prerëse”, ndërsa rasti është klasifikuar zyrtarisht si vrasje.