Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, ka marrë gjithë vëmendjen me një postim të bërë së fundmi në rrjetet e saj sociale. Ajo shfaqet në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, konkretisht në zyrën Ovale të presidentit amerikan, Donald Trump.
Ajo shfaqet e veshur një fustan të zi, me prerje asimetrike në pjesën e sipërme dhe mëngë të theksuar në njërën anë, ndërsa pamjen e kompletoi me flokë të kapur lart dhe vathë të gjatë që i shtonin më shumë hijeshi paraqitjes.
Në disa prej fotove të postuara në “Instagram”, ajo shihet e ulur këmbë mbi këmbë në zyrën Ovale.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Qereti ka qenë pjesë e një prej eventeve më të rëndësishme të elitës mediatike dhe politike në Shtetet e Bashkuara.
Artistja mori pjesë në Darkën e Korrespondentëve në Uashington, një organizim i përvitshëm i White House Correspondents’ Association, që mbledh figura të njohura nga politika, media dhe showbizi.








