Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Tashmë jemi shumë afër Halloween dhe disa nga artistët tanë na kanë treguar kostumin dhe personazhin që kanë vendosur të maskohen këtë vit e disa ende nuk e kanë zbuluar ende. Ndërkohë yll vendosi që këtë vit të dukej si James Bond në një dalje të tij mbrëmjen e djeshme, por me një postim në Instastory, duke publikuar një foto të pamjes së tij ështëshprehur i zhgënjyer. Këngëtari na ka treguar se nuk i ka pëlqyer dhe i është dukur vetja më shumë si Gjino tek filmi i njohur shqiptar, ’14 vjeç dhëndër’

U përpoqa të kisha një pamje të James Bond mbrëmë, por gjithçka që mora ishte një pamje ’14 vjeç dhëndër’

Së fundmi Yll ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Malet” dhe mund të themi se u pëlqye menjëherë nga publiku, pasi ka kaluar vetëm dy ditë nga publikimi dhe ka arritur të kaloj 1.6 milionë klikime në platformën YouTube. E ditën e sotme artisti ka shpërndarë në Instagram një video përmbledhëse se çfarë ka ndodhur gjatë xhirimeve të klipit të këngës së tij të re, ku dhe ka shkruar: