I ftuar në “Shqipëria Live”, Arianit Sllamniku konspiracionisti ka folur në lidhje me masonerinë, si një prej fenomeneve globale më të dikutuara që po përhapet edhe në vendin tonë.
Ai tha se shumë këngëtare shqiptare janë pjesë e tij, dhe se “ia kanë shitur shpirtin djallit”.
“Është gishti i dybrirëshit, i cili kryesisht tregohet përmes dorës, gishtit të vogël dhe gishtit tregues. Janë simbole të cilat e adhurojnë dhe e personifikojnë satanin, djallin. Këto janë simbole që lehtë identifikohen. Besa-besa tani është nënçmim me qenë pjesë e elitës e performimit në nivel global dhe të mos bësh kështu gjestikulacionesh. Për të qenë pjesë e elitës globale duhet të jesh pjesë e tyre”, tha konspiracionisti.