Këngëtarja e famshme, Billie Eilish, po përballet me kritikët që me sa duket kanë një problem me mënyrën se si stili i saj ka evoluar gjatë viteve.

21-vjeçarja fituese e çmimit Grammy postoi një seri fotosh në profilin e saj në “Instagram” gjatë fundjavës dhe shkroi:

“Kam kaluar 5 vitet e para të karrierës sime duke u fshehur absolutisht nga ju budallenjtë që isha si djalë dhe për veshjen që kisha. Dhe vazhdimisht më thuhet se do të isha më e mirë nëse do të sillesha si një grua”.

“Tani kur ndihem mjaftueshëm rehat për të veshur ndonjë gjë femërore apo të përshtatshme, ndryshova dhe jam e shitur”, vazhdoi mbishkrimi mbi një foto të saj, duke shtuar: “Dhe ‘çfarë i ndodhi asaj’ ‘o Zot nuk është e njëjta Billie ajo është si të tjerët’ bla bla bla”.

Eilish vazhdoi duke iu drejtuar me “idiotët e vërtetë” dhe tha: “Lërini gratë të ekzistojnë!”.

Eilish vazhdoi me më shumë postime si më poshtë:

“FAKT GAZMOR! a e dinit se femra është shumëplanëshe!!!!!??? tronditëse apo jo?? besoni apo jo femrat mund të jenë të interesuara për shumë gjëra”.

 “Edhe se feminiliteti nuk barazohet me dobësi???!!!! O zot i madh?! çmenduri apo jo? kush e dinte”, shtoi ajo. “Dhe gjithashtu krejtësisht e padëgjuar dhe e çmendur të duash të shprehesh ndryshe në periudha të ndryshme”.

Këngëtarja e famshme i tha revistës Elle në vitin 2021 se humbi 100,000 ndjekës të mediave sociale pasi ndau një tjetër look.

“Njerëzit i mbajnë këto kujtime dhe kanë një lidhje,” i tha ajo botimit, duke shtuar: “Por është shumë çnjerëzore”.