Miri është përfshirë ditën e sotme në disa debate mjaft të forta, ku nuk kanë munguar ofendimet nga të dyja palët. Një debat pati me Mateon, ku ky i fundit e quajti këngëtarin ‘pensionist, të pamoralshëm’ dhe ‘i pafytyrë’.
Nga ana tjetër Miri i tha që ai dhe grupi i tij vijnë nga rruga dhe shtoi se janë ‘pisa dhe plehra’.
“Hajde të fshij pak këpucët me ty”, iu drejtua më pas Mateo-Mirit.
Pjesë nga debati:
Miri: Ky është niveli që sollët në këtë vend, mbylle deren dhe ik. Po turp ti vij atij Erik Lloshit, se ju nuk keni as karakter, as intigritet, nuk keni asgjë.
Mateo: Ti ke mbaruar punë
Miri: Ju vini nga rruga, ju jeni rruga
Mateo: Tregon ti nivelin, ti ke rënë në nivel.
Miri: Ju keni ardhë nga rruga, ça ke bërë në jetë që ke ardhur këtu
Mateo: Ti ke dalë në pension, dil merr pensionin
Miri: Ti këndon këngët e mia, o fans
Mateo: Vazhdo, vazhdo
Miri: Ça po bën ti në palestër, e puthësh me vajza, e keni ardhur te ky vend. Ky është turpi
Mateo: Na tregon edukatën ky që ka 2 orë që shan, burri 50 vjeç
Miri: O pis, plehrë
Mateo: Je i pafytyrë, i pamoralshëm.
Miri: Edhe ai me syze është plehrë, të gjithë
Mateo: Ti ke mbaruar punë. Ti ça je?
Miri: Ky që jam
Mateo: Hajde të fshij këpucët me ty.



