Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”, kanë zgjedhur sot liderin e ri. Në një zarf të mbërritur, ata u udhëzuan se si do kryhej procesi i votimit.
“Banorë, është momenti të zgjidhni liderin e ri shtëpisë së Big Brother VIP. Të gjithë të ulur, duke nisur në kahun orar, duhet të nisni votimin. Këtë rol e fiton ai/ajo që ka më shumë vota. Kujdes, lideri do të ketë një rol të rëndësishëm në lojë”, shkruhej në zarfin e bardhë që hyri sot në shtëpinë e “BBV 5”.
E me shumicë votash, lideri i parë u zgjodh Seno, I cili sipas komunikimit, do të ketë një rol të rëndësishëm në lojë.




