
Së fundmi, këngëtarja e njohur Billie Eilish është parë në shoqërinë e këngëtarit Jesse Rutherford. Dyshja u shfaqën me njëri-tjetrin në dy raste të ndryshme, një herë në darkë dhe një herë në ‘Halloween Horror Nights’ në Universal Studios. Pop Crave për foton e çiftit të shkrepur nga fansat shkruajti në Twitter se:
Billie Eilish dhe Jesse Rutherford u panë së bashku në një restorant.
Billie Eilish and Jesse Rutherford spotted at a restaurant together. pic.twitter.com/0jAjX8pynT
— Pop Crave (@PopCrave) October 16, 2022
Billie Eilish konfirmoi romancën e saj të re me muzikantin Jesse Rutherford gjatë një shfaqjeje shumë publike të dashurisë në Los Anxhelos të martën në mbrëmje, pas më shumë se një javë spekulimesh të furishme në lidhje me jetën e saj romantike.

Këngëtarja amerikane shkëmbeu një puthje me Rutherford pas një takimi në darkë në restorantin Studio City La Mirch, nga ku kishte postuar një seri fotosh që kapnin çiftin teksa po shijonin një vakt indian. Me krahët e mbështjellë mbi supet e tij, Elish, 20 vjeç, u pa duke ndarë një moment intim me këngëtarin 31-vjeçar, i cili performon me grupin rock The Neighborhood, teksa ata po dilnin në rrugë.
