Shtatë super modele për shtatë kopertina: revista amerikane “Interview”, e krijuar nga artistët: Andy Warhol, John Wilcock e Gerard Malanga në vitin 1969, ka zgjedhur për numrin e fundit ikonat e bukurisë së viteve ‘90.


Në revistë janë fotot nudo të: Linda Evangelista, Amber Valletta, Daria Werbowy, Stephanie Seymour, Naomi Campbell, Kate Moss e Christy Turlington, të cilat kanë sfiduar moshën dhe shfaqen me një fizik të mrekullueshëm.


Fotot bardhë e zi të fotografëve Mert Alas e Marcus Piggott shfaqin femrat që bënë mitike profesionin e modeleve. Imazhet janë luks glamour por dhe me doza të larta erotizmi.


27 gusht 2013 (gazeta-Shqip.com)