Pas largimit nga shtëpia e “Big Brother Albania Vip 5” të Ilir Vrenozit, televotimi për të shtunën është anuluar.
Ish-banori doli pak minuta më parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.
Ndërkohë në televotim ishin Iliri, Agelo, Keijsi dhe Greta.
Kujtojmë se Vrenozi vendosi të linte garën pasi siç deklaroi nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore.




