Pak muaj pas mbarimit të “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli pa humbur kohë, iu drejtua sërish ekranit. Moderatorja u rikthye tek dashuria e saj e vjetër, në ekranin e Top Channel me emisionin e saj “Flet”. Një podcast pa filtra, i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë. Me rrëfime të sinqerta nga të ftuarit, pa doreza, me deklarata të fuqishme dhe të pathëna më parë…

Tashmë, pas suksesit të sezonit të parë, “Flet” rikthehet sërish! Ilnisa Agolli vjen sërish në ekranin e Top Channel dhe në valët e Top Albania Radio-s!

Podcasti “Flet” me Ilnisa Agollin, një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm.

Çdo episod vjen me një kombinim të diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.

Disa nga puntatat e Sezonit 1