Këtë edicion të katër të “Big Brother VIP” në korridorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë qenë vendosur 6 kuti emergjence, të cilat kishin brenda disa avantazhe apo dhe dënime.
Teksa kanë kaluar 75 ditë që kur ka nisur reality show, tashmë ka ngelur vetëm një kuti emergjence pa u hapur. Dhe është kutia e unazës.
Gjatë një bisede mes Amberit, Gertës, Olës, Jozit dhe Aldos, u hodhën aludimet se kush mund t’a thyer këtë kuti.
“Imagjino të çohet Ola një ditë të bukur dhe t’ia bëjë bam”, tha Jozi të cilit iu përgjigj direkt Gerta:
“Gjithë gocat duke thyer ndonjë kuti për ty në shtëpi o Jozi”.
Pjesë nga biseda:
Amber: Do thyej unazën
Gerta: Po prit se është edhe Laerti me Valbonën, kush do e thyej unazën nga ju?
Jozi: Imagjino të çohet Ola një ditë të bukur dhe t’ia bëjë bam
Gerta: Gjithë gocat duke thyer ndonjë kuti për ty në shtëpi o Jozi
Ola: Kur të na e marrë në kthesë Aldo e t’a thyej për Rizartën
Aldo: E kam thyer një kuti unë, nuk lejohet
Ola: A nuk lejohet, do t’a thyej ajo për ty
Jozi: Nuk është se nuk të jep për të dyshuar se nuk mund t’a thyesh
Ola: Unë? Të drejtë ke
Amber: Asaj i takon t’a thyej një mashkull moj