Eftuar në pjesën e parë të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë Ina Majko. Ajo shquhet ndër vite si aktiviste e të drejtave të njeriut. Duke qenë se ajo i përket komunitetit rom, kjo intervistë erdhi për shkak të kësaj teme, e cila u trajtua edhe brenda shtëpisë së BBV.
Bëhet fjalë për Livian, e cila ka patur një debat me Jozin, pasi ky i fundit ka folur rreth origjinës së saj. Sipas Livias, Jozi ka thënë se ‘ajo vjen prej rrethinave të Shirokës’, duke lënë të kuptohet se ‘ajo është pjesë e komunitetit rom’. Nga ana tjetër Jozi shprehet se nuk ka thënë ‘prej rrethinave të Shirokës, por prej rrethinave të Shkodrës’. Ndërkohë Livia është e bindur se ai e ka thënë një gjë të tillë, por nuk ndihet aspak e fyer, pasi edhe po të jetë pjesë e atij komuniteti, nuk ka ndonjë gjë për t’u fyer. Në lidhje me këtë temë, Ina u shpreh:
Unë mendoj se Jozi është shembulli tipik kur një grua apo burrë është racist ose seksist nuk mbetet vetëm aty. Pra po të shohim marrëdhënia e tij me Rozin dhe fjalët që i tha ishin shumë seksiste dhe tani të njëjtën gjë bën edhe me Livian, duke i përmendur pikën e dobët ose atë që ai mendon se ajo ka si pikë të dobët tek fakti ku ajo jeton apo ku e ka prejardhjen.
Gjithashtu, gjatë debatit, ai i kishte thënë se nuk ka as moral si njeri. Ina shtoi:
Përveç kësaj, ai kishte bërë komente edhe për ngjyrën e lëkurës, që është një mit. Pjestarët e komunitetit rom nuk janë të gjithë me ngjyrë, ashtu sikurse edhe nëse je me ngjyrë nuk i përket domosdoshmërisht komunitetit rom./TAR