Stelina ishte e ftuar në “Breaking” pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, ku ka folur për Keijsin, Inën por dhe për zhvillime të tjera.

Ajo tha se lidhja e saj me Keijsin ka marrë fund por jo për shkak të Inës, teksa tha se u uron më të mirën të dyve. Gjithashtu, ajo foli për të tjerë ish-banorë, pa përmendur emra, për të cilët thqa se kanë përdorur fjalë jo të denja për të.

“Më kanë vrarë më shumë komentet e disa ish-banorëve, të cilët kanë përdorur fjalë që nuk më përfaqësojnë fare. Por tani që dhe unë jam jashtë shtëpisë, kam mundësinë të tregoj të vërtetën time. Sa i përket zgjedhjes si lidere të Inës, është një mundësi e mirë për të sepse mund të shfaqë veten në një tjetër anë, sepse deri tani ishte vetëm Ina e trekëndëshit.

Ndarjes time me Keijsin nuk i vuri kapakun Ina por vetë Keijsi. Unë nuk shihja mundësi bashkimi me Keijsin sepse kishim mbi një muaj që ishim ndare dhe po të donim, do e kishim rregulluar lidhjen tonë jashtë. Por kur e takova dhe fakti që ishim 24 orë bashkë, zgjoi disa ndjenja.

Megjithatë, unë u uroj më të mirën të dyve. Unë nuk shoh lidhje emocionale mes tyre por e shoh që ata kanë patur një marrëdhënie që para hyrjes në shtëpi sepse dy njerëz që kanë shkëmbyer dhe puthje, që më parë, nuk kishte pse t’u lindnin ndjenjat brenda në shtëpi.”- tha Stelina.