Një influencues nderroi jetë pasi iu nënshtrua një operacioni për zmadhimin e penisit në një klinikë në Tajlandë, ndërsa ishte me pushime me gruan e tij. Igho Ubiribo, 43 vjeç, iu injektua 40 mililitra acid hialuronik dhe lidokainë përpara se të vuante nga dhimbje në gjoks dhe të humbte ndjenjat.
Ai ishte me pushime me partneren e tij, Danielle Simba Allen, në kohën e operacionit në Bangkok. Biznesmeni britaniko-nigerian shkoi për masazh pasi iu nënshtrua operacionit më 5 mars.
Influencuesi më pas filloi të thoshte se kishte dhimbje në gjoks dhe pak më vonë i ra të fikët dy herë. Ylli i njohur i mediave sociale, i cili kishte 185,000 ndjekës në Instagram, u dërgua me urgjencë në spital. Ai u dërgua në dhomën e urgjencës në Spitalin Sukhumvit ku u vizitua nga mjekët të cilët rekomanduan një skanim CT.
Por britaniku humbi ndjenjat përpara se të mund të kryenin skanimin. Dr Thongchai Chansirirattingkul, i Spitalit Sukhumvit, tha: “Ai kishte pasur dy raste të sinkopës (të fikëtit) më parë, kur po bënte masazh.” “Ai kishte bërë 40 mililitra injeksione mbushëse penisi më herët atë ditë.”
Ndihmësmjeku ligjor Jean Harkin tha: “Igho Ubiribo po bënte masazh me gruan e tij kur filloi të ankohej për dhimbje në gjoks.” “Kur ai ishte në ambulancë, ai ishte në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve normalisht. Gruaja e tij ishte në gjendje të konfirmonte se ai kishte humbur ndjenjat dy herë.”
“Kur ai arriti në spital, gruaja e tij konfirmoi se ai kishte bërë injeksione mbushëse në penis.” Ata i thanë asaj se ai kishte pësuar një embolizëm pulmonar, një mpiksje gjaku në mushkëri.

