Një grua i ka lënë të gjithë pa fjalë pasi ka zbuluar transformimin e saj mahnitës, i cili e bëri atë që të dukej 10 vite më e re.
Influencuesja, Gabriella Pizzato, tregon herë pas here gardërobën e saj për ndjekësit. Ajo gjithashtu njihet edhe për udhëtimet e shumta në vende të ndryshme.
Por ajo nuk ka qenë gjithmonë kaq magjepsëse sa është aktualisht. Gabriella ka publikuar së fundmi një video në “TikTok” ku tregon se si dukej para se të kishte shumë ndjekës në rrjetet sociale.
Pasi kanë parë ndryshimin e saj të madh, fansat i shkruajnë se tani ajo duket më e re. Dikur ajo mbante syze dhe nuk i kushtonte kaq shumë rëndësi veshjes.
Por tani, Gabriella ka një pamje krejtësisht ndryshe. Ajo ka ndryshuar stil veshje dhe duket më elegante. Gjithashtu edhe pozat i ka më të bukura se më para.