Brenda në shtëpinë e “BBV4” prej fillimit të edicionit kanë qenë të vendosura në mur disa kuti emergjence. Secila prej tyre ka nga një avantazh, por nëse ndonjë nga banorët dëshiron ta marrë dhe e thyen kutinë gjithashtu do të ketë një dënim për të gjithë shtëpinë ose për veten.

Disa prej tyre tashmë janë thyer, e ditën e djeshme Loredana ka thyer një tjetër prej tyre, atë të informacionit nga jashtë. Deri më tani nuk dihet ende cilin infomacion ka kërkuar, por dënimi i tyre ishte ulja e çmimit të madh me 20 mijë euro.