Ish-finalisti i “Big Brother VIP 3”, Julian Deda, herë pas here jep mendimin e tij në lidhje me banorët e këtij edicioni të pestë të reality show-t.
Ditën e sotme, Juli ka dhënë një mendim në lidhje me këngëtarin e njohur, Stine. Ai ka publikuar në “Instastory” një video ku banori shfaqet teksa bisedon me Sabinën.
Në videon në fjalë, Stine i thotë banores se ‘nuk po kërkoj aleancë, po më sulmon kot. Po të them prapë me të mirë. Mos u poziciono gabim se nuk je ti te shënjeshtra, është tjetër kush shënjestra. Askush nuk po të ofendon”.

Ndërkohë krahas kësaj video, aktori i njohur shkruan se Stine i duket banor interesant dhe që nuk ofendon njeri. Sipas tij, këngëtari e ka nisur Big-un me hapa të vegjël, por të sigurt.
“Stine më duket banor interesant. I qetë, nuk ofendon njeri. E ka nisur Big-un me hapa të vegjël, por të sigurt. Mund të ishte pak më aktiv në Prime, por deri tani ka treguar se nuk është aty për të prishur ndonjë imazh ose për të ofenduar njeri. Deri tani është OK…!”, shkruan bashkëngjitur me videon Julian Deda.



