E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën sot ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Selin është tjetër njeri kur diskuton me Mirin, intimidohet para Mirit. Ndoshta ai ka një fuqi, nuk është më ajo Selin aq agresive qoftë edhe siç mund t’ia kthejë përgjigjen edhe kunatës së vet Gretës me një arrogancë. Patjetër, të gjitha këto pushteti emocional t’i bën. Nëse ti nuk ke emocion ose nuk ndjen diçka, absolutisht që nuk intimidohesh, je njësoj siç mund të jesh me 10 të tjerë. 

Po ta shikojmë edhe në sjellje me Gimbon është më agresive Selin. Mendoj se edhe Miri nuk është pa gjë, të dy. Më shumë e ka ndikuar pak ajo intervista e babait të Selin që është tërhequr sepse letra nuk e ndikoi fare, as Greta dhe as vëllai. Kutia e Pandorës dhe ajo që dëgjoi e ndikoi. Ajo është shumë e zgjuar për moshën që ka, ajo ka zgjuarsi dhe djallëzi bashkë.

Olta vazhdoi më tej duke thënë se:

E shikoj lojtare të fortë dhe të zgjuar, por tani ka ngecur dhe nuk po di më se si t’i japë drejtim. Ka ngelur në batakun që krijoi pa e menduar dhe pa e kalkuluar shumë mirë.