Modelja ruse, e fejuara e Cristiano Ronaldo ka qenë e ftuar në Madrid


Irina Shayk do të jetë imazhi i ri i Morellato. Modelja ruse, e cila më herët ka pozuar për marka si: Armani, Replay, La Perla e Guess, ka qenë këto ditë e ftuara speciale në një event të zhvilluar pranë hotel Miguel Angel në Madrid, ku kompania italiane e bizhuterive ka prezantuar disa prej modeleve të sezonit vjeshtë/dimër 2012. Mes të pranishme, përveç të fejuarës bukuroshe të Cristiano Ronaldo, ka qenë edhe kreu i grupit Morellato&Sector, Massimo Carraro.


Për sezonin e ardhshëm të ftohtë, brendi ka menduar për disa elemente të reja, si riinterpretimi i perlës natyrale në version kontemporan të konceptit “More Essential More Sensual”. Lançimi zyrtar i fushatës pritet të bëhet në muajin shtator.


18 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)