Pas prime-t të së shtunës, Olta Gixhari dhe Kiara Tito kanë pasur një debat me njëra tjetrën. Shkak është bërë nominimi që bëri aktorja e njohur. Kjo e fundit duke qenë se fitoi një lojë gjatë javës, pati një zarf të kuq, të cilin e hapi gjatë spektaklit të “Big Brother VIP2”.
Në zarf shkruhej se Olta kishte të drejtë që të nxirrte në nominim tre banorë dhe ajo zgjodhi Luiz Ejllin, Kiara Titon dhe Bledi Manen.
Pas përfundimit të prime-t, moderatorja i ka thënë Oltës se është shumë e dashur. Aktorja i është përgjigjur: “Siç është burri jot”.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Je shumë e dashur
Olta: Shumë. Siç është burri jot. Edhe burri jot është shumë i dashur
Kiara: Ti me burrin tim, merru me burrin tim, nëse ke këllqe. Nëse s’ke më pyet mua
Olta: S’kam unë këllqe?
Kiara: Po pra, s’ke