Pas muajsh aludimesh për jetën sentimentale, Alessio Alia ka bërë më në fund një konfirmim të rëndësishëm: ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka zbuluar se është aktualisht në një lidhje dhe se ndihet i lumtur, por ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën. Gjatë një interviste të fundit, Alessio ka folur hapur për mënyrën se si dashuria i ka ndryshuar këndvështrimin, duke pranuar me humor:
“Dikur u bëja leksione shokëve për dashurinë dhe tani rashë vetë brenda.” Ai ka treguar gjithashtu se për të, lumturia nuk matet me luksin apo të mirat materiale, por me njeriun që ke pranë. “Njeriu nuk ka nevojë për pallate, pushime, makina. Njeriun e bën të lumtur personi me të cilin ke një komunikim. Ke një person me të cilin di të flasësh, të bësh një muhabet. Për këto kemi nevojë, për një përqafim. Jam i lumtur”, është shprehur ai.
Megjithatë, edhe pse konfirmoi se zemra e tij është e zënë, Alessio nuk ka zbuluar se kush është partnerja. Dhe pikërisht këtu rikthehet në vëmendje emri i Jonida Maliqit. Prej muajsh, Alessio dhe këngëtarja janë përfolur për një histori të mundshme dashurie.



