Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Amber, ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram me një ndryshim të dukshëm në pamje. Amber ka vendosur t’i japë fund flokëve të gjatë me të cilët publiku ishte mësuar ta shihte, duke u shfaqur me një prerje shumë më të shkurtër, e cila i ka dhënë një tjetër imazh.

Përveç modelit të ri të flokëve, vëmendje kanë marrë edhe pozat e saj të fundit, ku Amber shfaqet me një pamje elegante dhe në formë. Ndryshimi i ri duket se i ka pëlqyer ndjekësve, ndërsa look-u i saj i ri ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale. Amber vijon të jetë aktive në Instagram, ku ndan herë pas here momente nga përditshmëria dhe paraqitjet e saj.