Prej disa ditësh në media kanë qarkulluar disa fotografi të ish-banorës së BBV, Mikela Pupa, e cila shfaqej me barkun e rrumbullakosur.
Menjëherë pas publikimit të fotove, fansat aluduan se Mikela është në pritje të ëmbël dhe mesa duket paskan patur të drejtë pasi ditën e sotme, ish-banorja ka organizuar “babyshoëer” ” dhe pjesë e saj janë mikeshat e saj, disa të njohura për publikun.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga mikesha e saj, Ledjona, Mikela shihet në momentin që është zbuluar gjinia e fëmijës dhe shfaqet tepër e lumtur në momentin që zbulohet se është në pritje të një vajze.

