Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Sebastian Bear-Mçlard, Emily Ratajkowski, u ka bërë “thirrje burrave të shëmtuar” përmes një video të postuar në “TikTok”.

Modelja e famshme ka vendosur që t’i bashkohet trendit viral të aplikacionit “Ai është 10 por…” në një duet. 31-vjeçarja postoi videon e një përdorueseje ku thuhej: “Kur ai mendon se është 10 sepse ai ju tërhoqi, por ju pëlqeni burrat e shëmtuar”.

Aktorja e veshur me bikini gjithashtu sinkronizoi në mënyrë delikate një fragment nga një remix i këngës rap “Pump 101” nga Digga D & Still Brickin – me klipin pesë sekonda që përmban tekstin: “Si mund ta them këtë në një mënyrë miqësore?”.

“Për arsye ligjore kjo është një shaka”, ka shkruar bukuroshja brune bashkëngjitur me videon në fjalë.

Megjithatë, fansat nuk mund të mos e lavdëronin atë për ngacmimin “epik”, që mesa sa duket ishte për ish-partnerin.

“Ky trend është krijuar fjalë për fjalë për ju…”– shkroi një përdorues në sektorin e komenteve.