Ylli televiziv , Katie Price, ka folur gjithmonë hapur në lidhje me operacionet plastike që ka kryer. Madje ajo ka qëndruar për disa muaj në Turqi, ku ka bërë ndërhyrjet e radhës, duke përfshirë ngritje buzësh, liposuction, ngritje vithesh, duke i shkaktuar shumë dhimbje dhe shenja në fytyrë e trup. Tashmë nëna e pesë fëmijëve është rikthyer në shtëpi dhe ka treguar rezultatet përfundimtare të këtyre operacioneve.

Edhe pse fillimisht ajo u frikësua dhe iu duk vetja si “përbindësh”, tani është mjaft e lumtur me rezultatet dhe nuk ndalon së postuari foto e video në rrjetet sociale.

Por duket se ish-bashkëshortit të saj, Kieran Hayler, nuk i pëlqejnë aspak këto ndërhyrje që ajo ka kryer. Ai i është kthyer keq nënës së dy fëmijëve të tij, , Jett dhe Nunny, njëri 7 vjeç e tjetri 6 vjeç.

“Në këtë ditë dhe në këtë moshë nuk e di çfarë është limiti. Ndërhyrjet janë bërë diçka shumë e zakonshme për vajzat dhe djemtë e rinj, njoh burra që bëjnë botox rregullisht, por unë jo. Ndoshta në të ardhmen mund ta bëj kur të kem më shumë rrudha në fytyrë do e mendoj.

Gjëja më e vështirë është se Jett dhe Bunny, por edhe Princess e Junior, duhet ta shikojnë atë pas ndërhyrjeve, që nuk është një proces aspak i bukur. Është e frikshme, sepse kur e sforcon trupin aq shumë, të bësh anestezi, gjërat shkojnë keq dhe duhet të mendosh për fëmijët ndonjëherë”, është shprehur ai për “Daily Mail”.

Pas kësaj deklarate të ish-bashkëshortit, Katie vetë është shprehur: “E di që është e lehtë të bëhesh e varur. Mund të jetë e frikshme për fëmijët, duhej të fshihja trupin tim nga fëmijët për javë të tëra, sepse ata më thoshin ‘Mami, ti do vdesësh?”.