Ish-ylli i MLB-së, David Justice, ka folur në detaje rreth martesës së tij të shkurtër me Halle Berry. Gati tre dekada pas ndarjes, ai rrëfeu në podcasin “All the Smoke” se pritshmëritë e tij për një bashkëshorte “tradicionale” ishin ato që përvijuan marrëdhënien e tyre në mesin e viteve 1990. “As gatuan, as pastron. Po të kishim ditur më shumë asokohe rreth këshillave martesore tek psikologu, ndoshta do t’ia kishim dalë”-u shpreh ai. Justice lidhi kurorë me Halle në 1996 dhe divorci i tyre u finalizua vitin pasues, në 1997.
Ai tha se asokohe kishte qenë i ri dhe pa shumë eksperiencë dhe mendonte se gruaja normalisht duhet të merrej me punë shtëpie e të shfaqte instikte mëmesie. Berry nuk i kishte asokohe keto tipare. “Ajo nuk gatuan, nuk pastron, nuk duket si dikush që mund të jetë një nënë e mirë”, kishte menduar atëherë.
Rikujtojmë se së fundmi Halle Berry, është në një lidhje dashurie prej pesë vitesh me muzikantin Van Hunt. Në një intervistë të fundit për “Today.com”, Hunt zbuloi se tashmë i ka propozuar martesë aktores 58-vjeçare por ende nuk ka marrë një përgjigje. “E bëra propozimin dhe është ende në pritje, siç mund ta shihni”-tha Hunt me humor gjatë paraqitjes së tij së bashku me Berry në emisionin “Today with Jenna & Friends”. Kur u pyet për arsyen pse ende nuk ka thënë “po”, Halle Berry u shpreh se përvoja e saj e kaluar me martesat e mëparshme ka ndikuar në vendimin e saj.