Erjona Sulejmani vijon të marrë gjithnjë e më shumë vëmendje mediatike, që pas njoftimit të divorcit nga futbollisti Blerim Xhemajli.


Bukuroshja është pjesë e një programi televiziv në Itali, ndërsa së fundi ka publikuar edhe një libër, ku tregon histori mbi atë çka ndodh në dhomat e zhveshjes së futbollistëve.


Pas polemikave në distancë me mesfushorin shqiptaro-maqedonas, Erjona ka reaguar edhe me një status mjaft interesant në Instagramin e saj.



“Patatja ime nuk do të jetë kurrë një garniturë”, shkruan Erjona në llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga më tepër se 200 mijë fansa.


5 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)