Joe Seiders, ish-bateristi 44-vjeçar i grupit kanadez indie rock “The New Pornographers”, është vënë në qendër të një skandali të rëndë, pasi ndaj tij janë ngritur akuza të reja për përfshirje në pornografi me fëmijë. Seiders u arrestua në prill, pasi dyshohet se ka filmuar një djalë 11-vjeçar në tualetin e një restoranti Chick-fil-A në Kaliforni.
Pas këtij incidenti, policia mori një tjetër raport për sjellje të dyshimtë në të njëjtin vend dhe e ndaloi atë në vendngjarje. Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan në pajisjet e tij materiale që lidhen me disa raste të tjera, përfshirë posedimin dhe prodhimin e pornografisë me fëmijë, akte të turpshme ndaj të miturve dhe shkelje të privatësisë. Dy të mitur të tjerë janë paraqitur gjithashtu me akuza ndaj tij.
Grupi “The New Pornographers”, ku Seiders ishte pjesë që nga viti 2014, reagoi menjëherë duke deklaruar se janë “të tronditur dhe të shkatërruar” nga lajmi dhe kanë ndërprerë çdo lidhje me të. Ai ka kontribuar në disa nga albumet më të fundit të grupit, por tani grupi është distancuar plotësisht. Hetimet ndaj Seiders janë ende në vazhdim.