“Goca dhe Gra” ka nisur sezonin e ri këtë të martë, duke nisur me një surprizë të papritur, pesë burra të njohur në moderim.
Nard Ndoka, Laert Vasili, Ed Manushi, Blendi Salaj dhe Sinan Hoxha ishin ata që e nisën puntatën e parë këtë sezon me një “prank”.
Pas një hyrje të shkurtër në formë shakaje, ata prezantuan pesë moderatoret e këtij sezoni.
Në krye të panelit do të jetë përsëri Rudina Dembacaj, ndërsa do të shoqërohet nga ish-deputetja dhe prezantuesja Ori Nebiaj, këngëtarja dhe finalistja e “Big Brother VIP 4”, Rozana Radi, aktorja e mirënjohur Ema Andrea dhe influencerja e rrjeteve sociale, Sherina Spahiu.
E ftuara e parë e këtij sezoni ishte blogerja e njohur, Sara Hoxha, e cila foli për jetën e saj personale. Gjatë intervistës, ajo tregoi se çfarë raporti ka me ish-partnerin e saj, Ledri Vula.