Mbrëmjen e djeshme, Stenaldo dhe Juela kanë patur një bisedë shumë të sinqertë me njëri-tjetrin, ku kanë ‘hapur zemrën’ dhe kanë folur për ish-marrëdhëniet e tyre.
Këngëtari ka rrëfyer për lidhjen e tij të fundit, me një vajzë 6 vite më të madhe se ai. Stenaldo flet me fjalë shumë të mira për të, duke e cilësuar si një nga njerëzit më të shkëlqyer që ka njohur në jetë.
Pjesë nga biseda:
Stenaldo: Lidhja e fundit ka qenë me një vajzë 6 vite më të madhe se unë. Një nga njerëzit më të shkëlqyer që kam njohur në jetë
Juela: Ça thua?
Stenaldo: Po, absolutisht
Juela: Ke raport të mirë?
Stenaldo: Kemi ngelur miq tani
Juela: Pse mbaroi?
Stenaldo: Unë isha në një moment që nuk e dija nëse do rrija apo do ikja.
Juela: Shqiptare apo gjermane?
Stenaldo: Me origjinë libaneze por e rritur atje
Juela: Libaneze?
Stenaldo: Po
Juela: Janë si ne
Stenaldo: Shumë e mirë dhe shumë e bukur. Ishte marrëdhënie shumë e shtruar nga gjërat e tjera që kam përjetuar. Ti ke qenë shumë e re kur ke njohur atë djalin
Juela: Po, 22 vjeç
Stenaldo: Unë që mendoja që i njihja të gjitha, mosha e saj më bënte të mendoja se prit se kjo vajzë di, ka bërë gjërat e saj në jetë.


