Ndërsa deklaratat e forta të Brooklyn Beckham për raportet e tensionuara me familjen e tij vazhdojnë të ndezin debatin publik, një zë i papritur nga e kaluara e tij ka dalë hapur në mbështetje. Këngëtarja britanike Tallia Storm, një nga ish-të dashurat më të njohura të Brooklyn-it, ka rrëfyer për Mirror se qëndron pa asnjë hezitim në anën e tij.
Duke kujtuar lidhjen e tyre adoleshente rreth vitit 2014, Tallia e përshkruan Brooklyn-in si “dashurinë e saj të parë”, duke theksuar se të dy ishin vetëm 16 vjeç dhe se ajo ishte vajza e parë që u shfaq publikisht në krah të tij. Ajo rikthen një episod që, sipas saj, i ndryshoi gjithçka. Gjatë një koncerti që po mbante në Hanover Square në Londër, Brooklyn ishte i ftuar të merrte pjesë, por prania e tij u shoqërua me masa të forta sigurie.
Victoria dërgoi një ekip sigurie gjatë ditës për të kontrolluar ambientin. Mendova se ishte pak e tepruar.
Situata u përkeqësua kur, pas provave të zërit, ajo doli jashtë dhe u përball me rreth 20 paparacë.
U frikësova shumë. Nuk doja që Brooklyn të mendonte se unë i kisha thirrur vetë.
Një tjetër moment që e ka lënë shenjë, sipas saj, ishte përjashtimi nga një event bamirësie luksoz. Tallia tregon se ishte ftuar të merrte pjesë me Brooklyn në ‘Global Gift Gala’, të organizuar nga Eva Longoria, mike e ngushtë e Victoria Beckham. Por në minutën e fundit, gjithçka u anulua.
Isha brenda sallës kur Brooklyn më shkroi: ‘Mami nuk më lejon të vij, më vjen keq’. Atëherë e kuptova qartë se Victoria nuk më pëlqente Pavarësisht këtyre përvojave, Tallia thekson se Brooklyn ka qenë gjithmonë i sjellshëm dhe i thjeshtë, duke e cilësuar gjithë situatën si një “stuhi krejtësisht të panevojshme”.




