Ish-këngëtari i grupit të famshëm pop “One Direction”, Liam Payne, ndërroi jetë të mërkurën në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires. Lajmi i rëndë u konfirmoi nga policia lokale që tha se muzikanti britanik 31-vjeçar gjeti vdekjen pasi ra nga kati i tretë i ballkonit të dhomës së tij të hotelit.
Maya Henry, ish e fejuara e yllit të One Direction ka reaguar për herë të parë pas vdekjes tragjike të këngëtarit. Përfaqësuesja e Maya ka ndarë reagimin e saj për vdekjen e këngëtarit.
Për momentin, ajo është padyshim në shok
Modelja 23-vjeçare kohët e fundit kishte ndërmarrë hapa ligjore kundër Payne. Dy ditë më parë, Henry kishte udhëzuar avokatët e saj që të lëshonin një letër duke hequr dorë nga çështja me Payne. Lëvizja ligjore erdhi pasi ajo e akuzoi atë për kontakte të vazhdueshme me të, duke ndezur një kapitull të ri tensioni mes ish-çiftit.
Rrethanat rreth rënies tragjike të Payne janë ende nën hetim, por ky zhvillim i papritur ka hedhur një hije mbi ditët e tij të fundit, veçanërisht duke marrë parasysh çështjet e pazgjidhura mes ish-çiftit.