Një episod aspak i zakontë ka qenë ai i djeshmi i “Pa Filtra” në “E Diell”, në Top Channel.
Fredi nga Tirana erdhi për të shprehur talentin e tij në kërcim si dhe tregoi disa copëza nga jeta e tij. Ai tha se dikur pasionin për kërcimin e ndërpreu pasi ish-gruaja e tradhtoi me shokun e ngushtë dhe ai e përjetoi keq.
“Për momentin e kam pasion por do kisha qejf t’a kaloja edhe në profesion. Në “TikTok” më kanë parë gati 20 milionë shqiptarë, për 3 muaj. Unë e kam nisur 10 vjet këtë pasion. Jam rritur jetim, pa nënë dhe pa baba. Kam vuajtur shumë në jetë. Kemi qenë 10 fëmijë, 6 vëllezër dhe 4 motra, një vëlla ka ndërruar jetë kur ka qenë i vogël. Gjatë kohës e kuptoja se kisha këtë lloj pasioni për kërcimin. Deri në moshën 23-vjeçare e rregullova, madje isha gati të shkoja në Itali që të rregulloja jetën dhe karrierën.
Por u njoha me një person që më shkatërroi gjithçka. Më premtoi gjithçka, më tha ‘të lutem rri me mua’. Unë lashë pasionin dhe të gjitha për ish-partneren. I thashë se jemi të varfër dhe më duhet të punoj. Ishte shumë xheloze. Më pas e prezantova në një vend pune, ku shkuam shumë mirë. Pronarin e respektoja si vëlla. Erdhi fundi, shkelën bukën e gojës, më tradhtuan. Ai ishte shoku im, qëlloi i pafytyrë”, tha Fredi.
Këtu ndërhyn Shqipe Hysenaj, i cili i thotë ‘se faji është i yti’. Sipas saj, ai nuk duhej që t’a prezantonte gruan me shokun e tij.
Fredi tregoi më pas se ai ka gjetur dashurinë e jetës, me të cilën ka dy fëmijë.
“Ajo më gjeti me shpirt të plagosur dhe më ka shëruar plotësisht. Jam shumë i lumtur”, tha ai.