
Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është shumë aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme, ku nuk ngurron që të ekspozojë format trupore bombastike.
Prej disa ditësh, Enca ndodhet me pushime në Afrikë dhe ajo herë pas here ka bërë postime në “Instagram”, duke u treguar fansave se si po ia kalon atje.

Teksa postimet e saj marrin mijëra pëlqime dhe komente të shumta, ka edhe nga ata ndjekës që nuk ia kursejnë kritikat. E kështu ka ndodhur edhe në një foto të saj, ku fansat shkruajnë se ka përdorur “photoshop”.
Lidhur me këto kritika, Enca ka vendosur që t’u përgjigjet të gjithëve edhe “t’u mbyllë gojën” njëherë e mirë. Këngëtarja i quan komentueset “femra të pasigurta dhe urryese”.

“Të dashura femra të pasigurta dhe urryese, i dashuri juaj, ish-i juaj dhe i ardhshmi juaj janë të gjithë në DM-in tim duke më pyetur për tu ulur në fytyrën e tyre. Faleminderit”, shkruan Enca në një postim në “Instastory”.
Kujtojmë se komentuesit i vunë në dukje këngëtares përdorimin e “photoshop”-it në foton e postuar nga pushimet në Afrikë, ku ajo kishe modifikuar format e saj duke zvogëluar belin dhe tek pjesa e këmbëve i ka bërë të duken më të holla.

“Enca qenke deformuar krejt nga photoshopi, ça je tu bo non kshu”, ka shkruar një nga komentuesit në postimin e këngëtares së njohur.


